Report TV - Durrës, makina merr flakë në ecje, nuk ka të lënduar

  • 5 years ago
Një automjet është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të portit të Durrësit pranë urës së Dajlanit. Automjeti drejtohej nga shtetesja E.T, 27 -vjeç dhe ka qënë në lëvizje gjatë momentit kur automjeti tip 'Mercedes-Benz' ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht shtetësja në fjalë ka dalë pa u lënduar nga makina, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Zjarri dyshohet të ketë qënë aksidental ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Recommended