Makina merr flake ne ecje

  • 5 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Delvinë në vendin e quajtur Karahaxh rreth orës 20:40 të së shtunës. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë, një automjet tip Renault Megane ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë. Për pasojë, drejtuesi i mjetit u dogj për së gjalli brenda makinës. Viktima është Albert Caushaj nga Fieri.
Kurse bashkëjetuesja e tij e cila udhëtonte në të njëjtën makinë, ka mbetur e plagosur u dërgua në Spitalin e Sarandës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo është Merita Mujo 44 vjeç.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Uniformat blu janë duket hetuar për zbardhjen e shkaqeve.

Recommended