Report TV - Lushnje, Fuoristrada merr flakë në ecje dhe shkrumbohet, shpëton drejtuesi
  • 5 years ago
LUSHNJE- Një fuoristradë tip ML ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Drejtuesi i cili ka qenë brenda fuoristradës në momentin e ngjarjes, ka ndaluar në kohë dhe ka dalë jashtë duke u larguar para se ajo të shpërthente dhe të digjej plotësisht.Forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët por mjeti është djegur plotësisht. Ai ndodhet prej mbrëmjes së djeshme në vendngjarje, duke shtuar rrezikun e ndonjë aksidenti të mundshëm për automjetet e tjera që kalojë në këtë aks rrugor.
Recommended