Ekzekutohen dy persona në Durrës/ Plumbat u lëshuan nga një automjet në lëvizje
  • 4 years ago
Një vrasje e dyfishtë ndodhi mbrëmjen e së hënën në lagjen 14 në Nish Tulla të Durrësit. Viktima të këtij atentati mbetën Dorjan Shkoza 25 vjeç dhe Anxhelo Avdija. Vrasja ndodhi pikërisht në këtë vend këtu ku ndodhen edhe këto njolla gjaku.


Ekzekutorët qëlluan mbi viktimat me një makinë në lëvizje e më pas u drejtua për në Kavajë, aty ku policia gjeti edhe një automjet tip Benz duke u djegur, targat e së cilën rezultonin të vjedhura nga një tjetër makinë në fshatrat e Rrogozhinës.

Dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë rom në Durrës, u ekzekutuan nga vrasës me pagesë, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e viktimave dhe i qëlluan ata në momentin që ndodheshin në afërsi të tregut të fruta perimeve në Nish-tulla të Durrësit.

Megjithëse motivet e kësaj vrasjeje të dyfishtë mbeten ende të paqarta, një nga pistat ku po punon grupi hetimor, është ajo e larjes së hesapeve për prishje të pazareve të drogës.

Top Channel mëson se Dorjan Shkoza, rezulton të ketë qenë dënuar më herët me tetë vite burg për çështje droge, ndërsa prej disa kohësh ai kishte marrë një ambient me qira për servis makinash, pak metra larg vendit ku ai u ekzekutua nga autorët ende të paidentifikuar.

Nga ana tjetër, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, policia shoqëroi dhjetëra persona, në cilësinë e personave të cilët mund të kenë dijeni për këtë vrasje të dyfishtë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DorjanShkoza#AnxheloAvdija#TopChannel
Recommended