Dako: Agron Duka ka lëvizje mendore, ndërroi 4-5 parti ,në Durrës nuk ngriti dot as një shtab
  • 5 years ago
gron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, është ndër personat që e ka akuzuar Vangjush Dakon se në dijeni të kryeministrit Edi Rama ka vjedhur votat. I ftuar në "Repolitix" me gazetarin Denis Minga, kryebashkiaku i Durrësit, tha se vetë PD nuk ka pasur asnjë denoncim në vitin 2017 për korrupsion zgjedhor. Ai thotë se sulmet e Dukës vijnë për shkak se ai nuk ishte i zoti në qytetin e Durrësit as të hapte një shtab elektoral, ndërsa shkon edhe më tej kur thotë se ai mund të ketë edhe probleme mendore.

"Paaftësia, marrja fund politikisht e Agron Dukës që në vitin 2005,e ka bërë të mos jetë njeri i centruar mirë. Nuk është normal në të gjitha fjalët që ai thotë. Po ta vësh re nga vitit 2005 e sot ka edhe lëvizje edhe ndoshta mendore , dhe jo vetëm lëvizje fizike nga njëra parti në tjetrën me çdo instrument për të qenë në parlament. Për gjithë këtë paaftësi që ka, e nxjerr dobësinë e tij sikur i është manipuluar vota, sikur i është vjedhur. Agron Duka dhe PD në këto zgjedhje ka qenë forca më e paaftë politike në këto 12 vite që unë merrem me zgjedhje. Ka qenë një parti që nuk ka pasur asnjë organizim. Duka vinte nga PR, Agrare, dhe nuk kishte një njeri që t'i organizonte, apo t'i hapte një shtab elektoral, sepse njerëzit e PD nuk e donin dhe nuk e duan. Për këtë arsye ai nuk gjente asnjë mbështetje në Shijak dhe në gjithë zonën e Durrësit", tha në Repolitix kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

Në një nga përgjimet që Prokuroria çoi tek tabloidi gjerman "Bild" publikuar dy ditë më parë, një votues që flet me Astrit Avdylin. "Mos ta marrë vesh Agron Duka", thotë ai ndër të tjera teksa premton votën për PS.
Recommended