Report TV -Më pak se një javë, dy shpërthime në Durrës! Tritol lokalit në zonën e plazhit

  • 4 years ago
DURRËS- Zona e Plazhit në qytetin e Durrësit është tronditur mbrëmjen e kësaj të mërkure nga një shpërthimi tritoli që i është vendosur një lokali aty pranë, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen numër 13 në lokalin në pronësi të 59-vjeçarit të identifikuar si M.S.. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se sasia e tritolit ishte vendosur në murin e jashtëm të lokalit, i cili ishte i mbyllur në këtë orar. Motivet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende, por dyshohet se mund të jetë një formë paralajmërimi për pronarin e këtij biznesit, teksa kanë nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve dhe shkaqet.

Recommended