Ora News - Dy shpërthime eksplozivi në Shkodër, tritol banesës së shefit të policisë Theth
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dy shpërthime me tritol tronditën Shkodrën gjatë mbremjes së të shtunës. Shpërthimi i parë ndodhi në banesën e policit Prelë Milani me detyrë shef i stacionit policor në Theth. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, ndersa vetë Milani sapo kishte dalë nga shtëpia rreth orës 22:45 për të shkuar në punë. Në momentin e shpërthimit në shtëpi gejndeshin bashkëshortja dhe vajza e tij.

Ngjarja u regjistrua në zonën e Zooteknikës, ku sasia e lëndës plasëse e dyshuar si tritol ishte vendosur në pjesën e pasme të banesës, te një barake që përdorej si magazinë nga familja.

Ekspertët e policisë nisën hetimet për këtë ngjarje ku vetë polici Milani ka dyshime se kjo ngjarje mund të ketë ardhur për shkak të detyrës, pasi ai nuk ka konflikte të tjera. Milani ka mohuar të ketë patur ndonjë presion, kërcënim apo konflikt të drejtpërdrejtë, dhe se nuk ka një ide se cilët mund të jenë autorët. Ende policia nuk ka autor të dyshuar për këtë ngjarje dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Shpërthimi i dytë me tritol, pak orë më pas ndodhi në fshatin Grudë e Re tek banesa e shtetasit Kolë Bungaja. Familja Bungaja ishte në gjumë, kur shpërthimi ndodhi rreth orës 01:40 minuta të mesnatës. Lënda plasëse edhe në këtë rast dyshohet se është tritol. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sasia e tritolit është hedhur në portën hyrëse dhe autorët janë larguar me shpejtësi.

Menjëherë familja Bungaja pasi ka dëgjuar këtë shpërthim të fuqishëm ka njoftuar policinë. Efektivët mbërritën në vendngjarje dhe nisën menjëherë hetimet. Familja Bungaja nuk ka ndonjë dyshim përse ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

Brenda një nate, policia e Shkodrës dhe ekspertët u ndanë në dy grupe për shkak të dy ngjarjeve të ndodhura, për të cilat vijojnë hetimet.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkoder-hidhet-eksploziv-prapa-baneses-se-shefit-te-stacionit-te-policise-se-thethit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended