Report TV - Tritol banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut, shoqërohen në polici 9 persona
  • 6 years ago
KRUJË- Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, në oborrin e përbashkët të shtëpisë së Besim dhe Ramazan Muçës, ky i fundit është gjyshi nga ana e mamasë së Xhisiela Malokut, në shtëpinë e të cilit ajo jeton bashkë me nënën dhe motrën.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa familjarët kanë mbetur të tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Efektivët dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë filluar punën për kapjen dhe identifikimin e autorëve. Deri më tani në komisariat janë shoqëruar 9 persona.Më herët në një intervistë, Xhisiela Maloku u shpreh se nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga forcat e policisë pasi nuk ndjehej e kërcënuar por pavarësisht një urdhër mbrojtje i është dhënë.

Mua nuk po më kërcënon askush. Po të kisha pasur një kërcënim, unë do të kisha marrë mbrojtje nga shteti. Do të kisha kërkuar azil siç bëri Emiliono me ermin tim. Nuk jam nën presionin e askujt. Më është ofruar mbrojtje dhe nuk e kam pranuar.

Xhisiela Maloku
Por pavarësisht kundërshtimit të saj, policia ka vënë në dispozicion një efektiv policie, i cili shkonte për kontroll në banesën e saj herë pas here në orare të ndryshme të ditës.
Recommended