Ora News - Eksploziv banesës ku jetonte Xhisiela Maloku

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (7 tetor) në fshatin Larushkë të Fushë Krujës. Lënda plasëse ishte vendosur mes dy banesave, ku në njërën prej tyre ka jetuar Xhisiela Maloku, vajza e cila denoncoi për dhunë djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Policia thotë se "rreth orës 23:30 në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.Muça dhe R.Muça, vëllezër me njëri-tjetrin është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse".

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se shtetasi R. Muça është gjyshi i i Xhisiela Malokut.

Nuk dihet nëse Xhisiela banon ende në banesën e gjyshit të saj, pasi pas ngjarjes ajo ka marrë urdhër mbrojtje nga policia. Por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar edhe 9 persona, 4 prej të cilëve janë të afërm dhe persona të njohur të Rexhep Rrajës.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shperthim-me-lende-plasese-ne-fushe-kruje-9-te-shoqeruar

Recommended