Ora News - Vlorë, eksploziv banesës së të vesë së peshkatarit të ekzekutuar dy vite më parë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim eksplozivi është regjistruar pasditen e 14 dhjetorit 2018 në lagjen "1 Maji" të qytetit të Vlorës.

Sipas hetuesve, eksplozivi i aktivizuar me fitil është vendosur në derën e jashtme në katin e dytë të një banese.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale të konsiderueshme

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se në banesë jetonte prej disa javësh Teuta Prifti, e veja e peshkatarit Hyqmet Nexhipi, i ekzekutuar me armë zjarri automatik në janar të vitit 2016.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes

Forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur shpërthimin dhe për të identifikuar autorin/ët.

Njoftimi i policisë:

"Në lagjen "1 Maji" Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T.P, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ekzekutimi i peshkatarit

Më 23 janar të vitit 2016, pronari i një anije peshkimi u vra me breshëri kallashnikovi në ecje e sipër me mjetin e tij Tip Honda në Vlorë. Sipas Policisë 52 vjecari Hyqmet Nexhipi ishte qëlluar rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën "Transballkanike".

Policia sqaronte në atë kohë se "trupi i pajetë i peshkatarit Hyqmet Nexhipi, banues në Vlorë ka marrë disa plumba, dy prej të cilëve në kokë". Sipas policisë së Vlorës pak minuta pas vrasjes së 52 vjeçarit është djegur një mjet tip Mercedes Benz model 190 me targa të Durrësit.

Nga hetimet paraprake dyshimet janë për larje hesapesh, pasi viktima rezultonte me precedentë për shfrytëzim prostitucioni në Itali, ku edhe ka qenë i dënuar.

Policia dyshon se edhe shpërthimi i 14 dhjetorit ka lidhje me konfliktet e biznesmenit të vrarë dy vjet më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shperthim-ne-nje-banese-ne-vlore

Recommended