Ora News - I vranë djalin 1 vit më parë, tritol banesës së Gazmir Kosiqit
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët ë para të mëngjesit në Maqellarë të Dibrës

Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në murin e banesës së shtetasit Gazmir Kosiqi.

Këtij të fundit vetëm një vit e gjysmë më parë i vranë në derën e shtëpisë djalin e tij Elsi Kosiqin, i cili ishte pronari i një hoteli në Dibër.

Nga shpërthimi i sotëm nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

LEXO EDHE: Vrasja biznesmenit

32 vjeçari u vra me armë zjarri në derë të banesës së tij në Maqellarë më 20 mars 2018.

Ai u qëllua të paktën tre herë me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar pasi kishte dalë nga makina dhe po shkonte të mbyllte portën e shtëpisë.

Në atë kohë kanë vepruar edhe ekzekutoret, që siç duket kanë qenë duke e pritur.

Pas krimit, autorët e kanë pasur të lehtë të largohen me shpejtësi, pasi banesa e 32 vjeçarit është shumë pranë rrugës kryesore.

I riu sapo ishte kthyer nga Maqedonia kur u ekzekutua.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/i-vrane-djalin-1-vit-me-pare-tritol-baneses-s-gazmir-kosicit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended