Ora News - Tritol banesës së 22-vjeçarit në Fushë Krujë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vazhdojnë mesazhet me eksploziv në Fushë Krujë. Një sasi tritoli ka shpërthyer pranë portës së një banese. Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

?Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale? njoftoi policia.

Vetë pronari i banesës, E.K, 22 vjeç, thotë se nuk ka konflikte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ky është rasti i dytë në harkun e pak ditëve në Fushë Krujë.

Mbrëmjen e 12 korrikut u kërcënua me eksploziv familja e 17-vjeçares nga Fushë Kruja që denoncoi se ishte shfrytëzuar seksualisht nga 6 persona nga të cilët 4 janë arrestuar ndërsa dy janë shpallur në kërkim.

Një pako lëndë plasëse artizanale u hodh rreth mesnatës në ambientet e jashtme të banesës së familjes.

Fatmirësisht, ekspozivi nuk shpërtheu, por ngjarja ka shkaktoi panik mes anëtarëve të familjes.

Një 23-vjeçar në kërkim si pjesë e grupit që shfrytëzuan për prostitucion 17-vjeçaren është autori i dyshuar.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/tritol-baneses-se-22-vjecarit-ne-fushe-kruje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended