Report TV - Durrës, bizneset private hedhin blloqe betoni në zonën e plazhit

  • 7 years ago
Hidhen blloqe betoni në plazhin e Durrësit. Prej rreth një muaji në sektorin Teuta, një sipërfaqe prej 200 m gjatësi vijë bregdetare dhe 30 m thellësi në det është rrethuar nga blloqe betoni.

Një situatë e tillë ka shqetësuar jo vetëm banorët e zonës së plazhit por edhe ato të qytetit të Durrësit.

Blloqet janë vendosur nga disa biznesmenë, pronarë hotelesh, të cilët janë mbledhur së bashku dhe kanë vendosur të investojnë për zgjerimin e brezit të rërës.

Recommended