Ora News - Banorët e plazhit në Durrës protestë pranë pallatit të dëmtuar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Dy muaj pas tërmetit, shumë familje në Durrës janë rikthyer të jetojnë në banesa e pallate të rrezikshme, pasi Bashkia sipas tyre i ka harruar. Ankesa kanë për vonesa në ekspertimin e banesave dhe lëvrimin e bonusit të qirasë.

Këta banorë të lagjes 13 në zonën e plazhit në Durrës, pallati i të cilëve u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit protestuan të hënën për atë që e quajnë neglizhencë dhe harresë nga Bashkia dhe qeveria qendrore.

"Ne duam nga ky shtet që të thonë është i banueshëm pallati apo nuk është"

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti, ata ende nuk kanë asnjë përgjigje nëse mund të jetojnë në këtë pallat, ku ngrenë alarmin për dëmtimet që ka marrë si pasojë e shkeljeve nga ndërtuesit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/banoret-e-plazhit-ne-durres-proteste-prane-pallatit-te-demtuar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended