Durrës/ U përdorën 6 kg tritol, ky është momenti i shembjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti
  • 4 years ago
DURRËS- Një pallat 5 katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit është shembur ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.


IKMT ka publikuar edhe videot e momentin të shembjes së pallatit, të cilit tërmeti i kishte dëmtuar rëndë kolonat mbajtëse.

Pallati ishte ndërtuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës ndërsa shembja është bërë rreth orës 12:00 me shpërthim të kontrolluar.

Operacioni është kryer pasi janë thyer me krahë rreth 40 metër kub mur tulle. Për shembjen e pallatit, i cili ka rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, u përdorën 6 kilogramë lëndë eksplozive c4, vendosur në 200 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Shpërthimi është realizuar me sukses dhe pa asnjë dëmtim në objektet pranë tij.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo godinë në zonën e plazhit u kthye në të pabanueshme, ashtu si dhe shumë objekte të tjera banimi, hoteliere dhe shërbimi përgjatë bregdetit të Durrësit dhe në qytet e rrethina.

Aktualisht vijon puna dhe për shembjen e objekteve publike arsimore, të cilat u dëmtuan nga tërmeti, në zona të ndryshme të Durrësit. Janë rreth 1050 godina që do të shemben në territorin e bashkisë së Durrësit për t?i hapur vend procesit të rindërtimit dhe kthimit në normalitet të zonave ku godinat jashtë funksionit ngrihen si dëshmi të tërmetit dhe asaj që përjetuan banorët e rrethit bregdetar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#EarthquakeAlbania#TopChannel
Recommended