Report TV -Ndërtimi i pallatit te Vila e Zogu në Durrës/ Banorët në protestë: Dëmton shtëpitë tona

  • 5 years ago
Banorët e Durrësit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një pallati 5-katësh në kodrën ku ndodhet vila e Ahmet Zogut. Për ndërtimin e këtij pallati janë prerë dy pemë të larta, gjë e cila sipas banorëve ka sjellë probleme në shtëpitë e tyre, për shkak të terrenit të rrëshqitshëm.

Ata kanë deklaruar se janë ankuar në gjitha institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë një përgjigje.

"Kemi një problem të jashtëzakonshëm sepse po bëhen gjithë këto pallate, për ne është tronditje. Lëvizjet sizmike janë të larta ne i kemi të plasaritur shtëpitë. Është dhënë një leje ndërtimi pa e ditur ne. Erdhën duke hap gropa na thanë se janë gropa për kërkime arkeologjike. Ne çuam letër në prefekturë, në ministrinë e Kulturës, në prokurori dhe në Bashki. Bashkia na tha që s'keni punime aty ndërsa perfektura na tha nuk ka gropa, por ne i shihnim aty gropat që ishin të hapura", u shpreh një nga banorët.

Të dielën, banorët denoncuan në Polici punëtorët e firmës së ndërtimit, të cilët prenë dy pemë të larta në zonën që njihet si Kodërvilë. Policia bëri shoqërimin e dy punëtorëve dhe teknikut të objektit, por ata njoftuan se kishin lejen e ndërtimit, teksa u paraqitën edhe dokumentet nga Bashkia.

Recommended