Ora News -Durrës, dysheku elektrik djeg apartamentin në katin e shtatë, banorët e pallatit në panik

  • 5 years ago
#oranews

Ora News sjell video nga përmasat e zjarrit që përfshinë një apartament në katin e 7 të një pallati në Durrës, mbrëmjen e së dielës 3 shkurt.

Flakët nisën rreth orës 23:30 minuta dhe shkrumbuan çdo gjë.
Dysheku elektrik- Ekspertët zjarrfikës do të presin përfundimin e hetimit për të zyrtarizuar shkakun ndërkohë që gazetari i Ora News raporton se dyshohet se shkak ka qenë një dyshek elektrik. Në apartamentin ku nisi zjarri ndodhej i vetëm Viktor Lekli. Burri e kishte vënë në prizë, ndërsa kohë që ishte futur në dush. Por kur doli ka gjetur shtëpinë në flakë. Zjarri u përhap me shpejtësi duke djegur gjithçka brenda banesës. Tymi e flakët dolën përtej duke krijuar panik e rrezik për banorët e pallatit.

Operacioni i shpetimit- Forcave zjarrfikëse të mbërritur me 5 makina iu deshën disa orë luftë me flakët dhe për të shpëtuar banorët e rrezikuar. Ndërprerja e energjisë nga ana tjeter nxorri jashtë pune ashensorët duke bllokuar banorët e kateve të larta. Katet e sipërm u bllokuan nga tymi duke bërë që banorët të kërkonin ndihmë për evakuim pasi edhe kalimi nga shkallët u bë i pamundur. Ata u shpetuan nga një autoshkallë e cila i transportonte nga një ballkon i katit të tetë në tokë banorët. Fillimisht janë shpëtuar prindërit me fëmijë të vegjël.

15 persona dergohen ne spital- Si rezultat i flakëve policia informon "nga tymi janë asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës Policisë dhe një punonjës i Zjarrëfikses, të cilët u dërguan në Spital dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetë"

Mes te evakuarve nje e paralizuar- Moti ka qënë në disfavor ndërsa shiu i rrëmbueshëm vështirësiu operacionin e zjarrfikësve për të shpëtuar banorët e pallatit në lagjen 1 . Midis të evakuuarve ishte një e moshuar e paralizuar. Katër autoambulanca u vunë në dispozicion për të dërguar në spital çdo banor të shpëtuar ndërsa operacioni zgjati deri në mëngjes. Zjarrfikësit pa frikë mund të quhen heronjtë e heshtur të natës të cilët në kushte shumë të vështira

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/durres-digjet-apartamenti-ne-katin-e-shtate-banoret-e-pallatit-ne-panik-21-persona-marrin-kujdes-shendetesor

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended