Ora News - Durrës, digjet apartamenti në katin e shtatë, banorët e pallatit në panik
  • 5 years ago
#oranews

Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh është djegur plotësisht gjatë natës duke sjellë panik tek të gjithë banorët e tij.

Zjarri i përmasave të mëdha është vënë re rreth orës 23 30 ndërsa për ta vënë në kontroll u është dashur disa orë pune 5 makinave zjarrfikëse dhe personelit të këtij shërbimi.

21 persona dergohen ne spital- Si rezultat i flakëve mbi 20 banorë të pallatit që u shpëtuan nga asfiksia dhe një zjarrfikës u dërguan ne spital dhe pas mjekimeve dhe kontrollit mjekësor janë nisur për në shtëpitë e tyre jashtë rrezikut për jetën disa orë më pas. Burimet nga spitali rajonal bënë me dije se banorët e pallatit kanë qëndruar derisa u janë bërë kontrollet mjekësore dhe ju është dhënë ndihma e parë atyre me asfiksi.

U shpetuan me autoshkalle - Fillimisht janë shpëtuar prindërit me fëmijë të vegjël. Energjia elektrike u stakua pas flakëve të zjarrit duke bërë që ashensori i pallatit të dalë jashtë funksioni. Katet e sipërm u bllokuan nga tymi duke bërë që banorët të kërkonin ndihmë për evakuim pasi edhe kalimi nga shkallët u bë i pamundur. Banorët e kateve të sipërm janë shpëruar nga një autoshkallë e cila i transportonte nga një ballkon i katit të tetë në tokë banorët.


Mes te evakuarve nje e paralizuar- Moti ka qënë në disfavor ndërsa shiu i rrëmbueshëm vështirësiu operacionin e zjarrfikësve për të shpëtuar banorët e pallatit në lagjen 1 . Midis të evakuuarve ishte një e moshuar e paralizuar. Katër autoambulanca u vunë në dispozicion për të dërguar në spital çdo banor të shpëtuar ndërsa operacioni zgjati deri në mëngjes. Zjarrfikësit pa frikë mund të quhen heronjtë e heshtur të natës të cilët në kushte shumë të vështira shpëtuan banorët.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-digjet-apartamenti-ne-katin-e-shtate-banoret-e-pallatit-ne-panik-21-persona-marrin-kujdes-shendetesor

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended