Ora News - Digjet apartamenti në Durrës, në Orikum zjarri rrezikoi banesa dhe lokale
  • 5 years ago
#oranews

Një grua e moshuar mbeti e plagosur në Durrës, pasi apartamenti i saj u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne. Shkaqet e zjarrit janë nën hetim, ndërsa ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve evitoi përhapjen e flakëve. Ndërkohë disa banesa u rrezikuan në Orikum për shkak të një zjarri që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.

Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen 1 të Durrësit u dogj mëngjesin e së hënës, duke lënë pas dëme të mëdha materiale dhe një të moshuar të plagosur lehte.

Zjarri ka rënë rreth orës 08:45, në katin e katërt të një pallati, në banesën e një 80-vjeçareje që jetonte vetëm.

E moshuara ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin e qytetit, nën kujdesin e mjekëve

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga lënia ndezur e sobës nga e moshuara, ndërsa ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve evitoi përhapjen e flakëve në pallat.

Ky ishte rasti i dytë në harkun e pak ditëve kur apartamente përfshihen nga flakët në Durrës.

Ndërkohë disa banesa dhe lokale u rrezikuan në Orikum për shkak të një zjarri të përmasave të mëdha që përfshiu një zonë kodrinore.

Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë që ka përfshirë bregdetin, ndërsa u vunë nën kontroll pasi disa orëve falë ndërhyrjes së zjarrfikësve të ndihmuar nga banorët e zonës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-perfshihet-nga-flaket-banesa

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended