Durrës/ Goditet grupi që vodhi 22 banesa dhe lokale; 2 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim
  • 5 years ago
Një grup i cili gjatë muajve të fundit ka vjedhur banesa dhe lokale në qytetin e Durrësit, është goditur këtë të shtunë në kuadër të operacionit të koduar Shëtitësit.

Report Tv raporton se dy persona janë arrestuar në flagrancë, tre janë shpallur në kërkim dhe një tjetër do të procedohet në gjendje të lirë. 6 personat në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se merrnin makina me qira dhe të maskuar kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh.

Dy personat e arrestuar në flagrancë janë:

? E.Z, 19 vjeç, banues në Shenavlash Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja";

? A. D, 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Ndërsa personi i i cili do të procedohet në gjendje të lirë është:

? J. P, 17 vjeç, banues në Shenavlash, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Sa i takon personave të shpallur në kërkim, ata janë:

? E. P, 17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja ";

? E. Sh, 19 vjeç, banues në Durrës;

? A. V, 17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".
Recommended