Report Tv-Kryenin vjedhje në lokale dhe dyqane, goditet grupi kriminal në Durrë

  • 6 years ago
DURRËS- Një grup i cili kryente një vjedhje në lokale dhe dyqane është goditur nga policia. Dy persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Dokumentohen me prova shkencore 14 vjedhje të dyshuara të kryera nga personat e vënë në pranga.

Vijon...

Njoftimi i plotë:

Durrës

Goditet grupi që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Dokumentohen me prova shkencore 14 vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e vënë në pranga.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të paligjshme, persona në kërkim apo me precedentë penalë, më qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë goditur grupin që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësit.

Recommended