Ora News - Fier, goditet grupi kriminal i trafikut të kokainës, heroinës dhe i dyshuar për vrasje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grup kriminal që dyshohet se merret me trafik kokaine, heroine dhe kanabisi por dhe të dyshuar si autorë të një sërë veprash të tjera kriminale si vrasje dhe rrëmbim personi janë arrestuar në qytetin e Fierit.

Të arrestuar janë Kujtim Kuçi, 45-vjeç banues në fshatin Sulaj, Fier, Bashkim Ahmeti, banues në fshatin Sulaj Fier si dhe Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

Ky grup është përfshirë krahas trafikut të drogës edhe në ngjarje të rënda kriminale si vrasje dhe rrëmbim personi.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, shtetasit e mësipërm janë ndaluar në lokalin e Kujtim Kuçit në fshatin Çermë Çlirim.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/fier-arrestohet-grupi-kriminal-i-trafikut-te-kokaines-e-heroines

Recommended