Ora News - Goditet grupi kriminal i trafikut te kokainës, mes të arrestuarve 4 shqiptarë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një megaoperacion i koordinuar në 6 shtete kundër trafikut të drogës është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni i koduar ?Kitchen? ka angazhuar policinë italiane, si dhe me autoritetet policore të Shqipërisë, Belgjikës, Gjermanisë, Rumanisë e Spanjës.

Janë ekzkeutuar 35 masa ndalimi, mes të cilëve 4 shqiptarë të akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafikun e lëndëve narkotike, magazinim e shitblerje droge, grabitje, dhunë e qëllimshme si dhe trafik e armëmbajtje ilegale.

Kokaina nga Holanda në Itali - Hetimet zbardhën fillimisht aktivitetin kriminal të një grupi të përbërë nga afrikano-veriore që trafikonin sasi të mëdha hashashi e që vepronin në partneritet me një grup shqiptarë që importonin kokainë nga Hollanda e furnizonin klientë të shumtë mes të cilëve dhe një trafikant mjaft të njohur në territorin e Breshës.
Ky grup përbëhej nga 4 shqiptarë e nga një shtetase rumune përgjegjëse për tarfikimin e sasive të konsiderueshme kokainë nga Hollanda në Itali.

Aktiviteti investigativ zbardhi se ky grup e fshihte drogën në çatinë e një lavanderie në territorin e komunës Rovato.
Sipas autoriteteve policore italiane trafikantët e përfshirë në këtë operacion trafikonin rreth 8 kg koakinë në muaj për një aferë biznesi të shitjes me shumicë me vlerë 2 milionë e gjysëm euro.

Gjatë operacionit janë ekekutuar masa arresti dhe ndaj personave të tjerë shtetas marokenë e italianë bashkëpunëtorë me këto dy grupe trafikantësh.
Operacioni - është ndërmarrë nga autoritetet policore të Breshës kanë ekzekutuar mega operacionin e koduar "Kitchen" i koordinuar nga Shërbimi Qëndror Operativ në bashkëpunim me repartet policore në Alessandria, Como, Monza, Brianza, Pavia, Ferrara e Verona si dhe me autoritetet policore të Shqipërisë, Belgjikës, Gjermanisë, Rumanisë e Spanjës.

Video u sigurua nga gazetarja e Ora News ne Itali , Alba Kepi

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mega-operacion-ne-shqiperi-dhe-5-shtete-te-tjera-goditet-nje-grup-kriminal

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended