Goditet grupi i trafikut te droges |Lajme-News

  • 4 years ago
Pesë shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane për goditjen e një grupi të trafikut të drogës. Aksioni i koduar ?Car Sharing? u krye njëkohësisht në dy vendet, ku në Shqipëri u arrestuan dy persona.

Ata janë K.Ç. 34 vjeç nga Karbunara e Lushnjes me precendent të mëparshëm penal dhe Sh.Z. 35 vjeç nga Lushnja.

Ndërsa në Itali u arrestuan H. SH. 28 vjeç dhe A. M. 45 vjeç nga Lushnja, si dhe D. T. 28 vjeç nga Durrësi, të tre me banim të përkohshëm në Itali.

Në kërkim është shpallur edhe shqiptari tjetër E.H. me banim të përkohshëm në Itali. Të gjithë këta persona kanë

Nga periudha Gusht 2017 deri në Mars 2018, shtetasi K. Ç., në rolin si organizator, koordinator dhe përgjegjës i aktiviteteve kriminale të grupit që u godit mëngjesin e sotëm, negocionte me tregtarët e drogës dhe mbikëqyrte furnizmin me drogë për ta trafikuar në rajonin e Toscanës.

Ndërsa 35-vjeçari me iniciale SH.Z. në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë.

Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended