Kokainë nga Amerika Latine dhe marijuanë nga Shqipëria, goditet grupi i trafikut, 14 të arrestuar
  • 4 years ago
TIRANE-Një tjetër operacion mes Shqipërisë dhe Italisë me skuadra të përbashkëta ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës duke çuar pas hekurave 16 persona. 14 janë arrestuar në Itali, ndërsa dy në Shqipëri. Gazetari i Report Tv Merin Maçi raporton se 2 të arrestuarit në Shqipëri nga operacioni janë Elison Hysenbelliu 40 vjeç, banues në Bathore dhe Jurgen Duka (Mëziri) 38 vjeç, banues në Kamzë.
Recommended