RTV Ora - Fier, goditet familja që merrej me trafik kokaine dhe heroine, 3 të arrestuar
  • 5 years ago
#rtvora
Tre anëtarë të një familje u arrestuan dhe një i katërt u shpall në Kërkim nga Policia e Fierit pasi shpërndanin droga të Forta. Policia sekuestroi 1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë. Ndërkohë në Vlorë u arrestua një tjetër shpërndarës kokainë, të cilit iu kapën edhe dy pistoleta me silenciator.

1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë u sekuestruan në Fier gjatë një operacioni që vuri në pranga tre anëtarë të një familje dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Të arrestuarit janë lir Tafa dhe Griselt Tafa përkatësisht 47 vjeç dhe 22 vjeç nga Bishanaku i Fierit dhe 51 vjecarja Tefta Tafa.

Në kërkim është shpallur 55 vjeçari Z. Tafa, vëllai i kryefamiljarit të arrestuar dhe bashkëshort i gruas së arrestuar.

Sipas policisë lokale, droga u gjet në banesën e të arrestuarve në fshatin Bishanak dhe një pjese e heroinës ishte ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Katër anëtarët e familjes sipas policisë kishin ngritur një grup të përpunimit dhe shpërndarjes së drogave të forta në Fier e qytete të tjera

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.

2 persona u proceduan në gjendje të lirë në kuadër të operacionit të koduar Shenjestra, gjatë të cilit u kap edhe një armë zjarri.

Ndërkohë vijon një hetim për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë grup të shpërndarjes së drogërave të forta!

Një 23 vjeçar u arrestua në Vlorë ndërkohë pasi u kap me 240 kokainë dhe 2 pistoleta me silenciator.

Ai u kap duke shpërndarë drogë në një prej rrugicave të Vlorës, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu zbulua e gjithë sasia e kokainës dhe armët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fier-goditet-grupi-i-kokaines-dhe-heroines-3-te-arrestuar
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended