Arrestohen “Shëtitësit” që bënin kërdinë në Fier, përplasën me makinë burrin që tentoi ti ndalonte
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Katër anëtarë të një grupi të rrezikshëm që kryenin vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë në banesa të ndryshme janë arrestuar në Fier

Banda u kap në në tentativë për të vjedhur 2 banesa në Cakran. Në tentativë për tu larguar autorët kanë përplasur dhe një banor të zonës duke i rrezikuar edhe jetën.

?Gjatë operacionit, 2 prej autorëve tentuan të largoheshin me një automjet, të cilin e vodhën në banesën e shtetasit F. S. dhe gjatë tentativës për t'i ikur ndjekjes së Policisë, goditën me automjet shtetasin T. B., 36 vjeç, i cili u ka bërë me shenjë për të ndaluar, por ata e kanë përplasur dhe përsëri tentuan të largoheshin, por u kapën gjatë ndjekjes nga Policia? informon policia

Policia informon se shtetasi T. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Të katërt autorët e dyshuar janë persona me precedentë të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes së banesave. Njëri prej autorëve ishte shtetas i shpallur në kërkim, për veprën penale "Vjedhja".

Operacioni u kodua ?Shëtitësit?

Të arrestuarit janë

- A. L., 27 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje.

Ky shtetas ishte edhe person në kërkim, pasi Gjykata e Beratit i ka vendosur masën "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja".

- E. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar disa herë për vjedhje.

- A. L., 31 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje.

- L. N., 24 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/arrestohen-shetitesit-qe-benin-kerdine-ne-fier-perplasen-me-makine-burrin-qe-tentoi-ti-ndalonte

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended