Përplasën dhe tërhoqën zvarrë 25-vjeçarin, arrestohen drejtuesit e furgonit dhe autobusit

  • 5 years ago
DURRES- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë ku Ramazan Bata, 25 vjeç gjeti vdekjen pasi u përplas nga një autobus dhe më pas u mor zvarrë për 50 metra nga një furgon. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e furgonit P. T., 49 vjeç, banues në Krujë dhe drejtuesin e furgonit F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i autobusit ka rrëfyer se nuk e ka parë viktimën, por ka dëgjuar vetëm zhurmë në momentin e përplasjes. Edhe drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, ku ka deklaruar se nuk e ka kuptuar kur mjeti që drejtohej prej tij ka tërhequr zvarrë një person dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes.

Report TV siguroi edhe pamjet filmike ku trupi i 25-vjeçarit merret zvarrë për rreth 50 metra nga furgoni që i kalon nga sipër.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po bëjnë hetimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Recommended