Port, Durrës/ Sekuestrohen mijëra paund dhe euro, arrestohet shoferi i autobusit

  • 4 years ago
Policia Kufitare ne Durrës ka parandaluar një tjetër rast të tentativës për kontrabandë dhe mosdeklarimit të të hollave në kufi.


Janë sekuestruar vlera monetare, aparate celularë, kondicionerë dhe veshje të ndryshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në Portin e Durrësit. Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi me drejtues shtetasin I. F. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port, Durrës, në autobus janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

30000 paund, 78730 euro, 545 aparate celularë të markave të ndryshme, 2 kondicionerë, goma kamioni dhe automjeti, si dhe pako me veshje të ndryshme.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. F., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë?, ?Kontrabanda me mallra të tjerë? dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#PoliciaKufitare#TopChannel

Recommended