Report TV - Pasagjerët njoftojnë të alarmuar policinë, arrestohet shoferi tapë i autobusit
  • 5 years ago
Një shofer autobusi i linjës ?Institut Bujqesor - Tiranë? u arrestua nga policia pasi ndodhej i dehur në timon.

Nisur edhe nga ankesat e pasagjerëve, për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të transportit publik qytetas dhe ato rreth qytetas, në rrugën ?29 nëntori?, rreth orës 08:00, policia rrugore konstatoi autobusin duke qarkulluar në mënyrë të ç?rregullt.

Nga verifikimi me aparatin alkool testues, drejtuesi i autobusit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili në momentin e ndalimit nga policia rrugore, po transportonte me autobus rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l.

Në këto kushte drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë për veprën penale ?drejtimit i mjetit në gjendje të dehur?.

"Policia rrugore falenderon pasagjerët e autobusit të sipërcituar për adresimin në kohë të shqetësimit duke parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda. Nëse ke dyshime mbi aftësitë e drejtuesit të mjetit gjatë drejtimit, telefono 112 mos hezito", bën apel policia.
Recommended