Report TV - Furgoni përplaset me bordurën në Vorë, vdes pasagjerja, shoferi në gjendje të rëndë
  • 5 years ago
VORË-Një aksident i ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Vorë i ka marrë jetën një vajze e cila udhëtonte si pasagjere në një furgon mallrash. Drejtuesi i mjetit 28-vjeçari, Alkid Kondo ka humbur kontrollin e mjetit i cili ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.

Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 28-vjeçari është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngarjeje të rëndë por dhe identifikimin e viktimës pasi kjo e fundit ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë për shkak të përplasjes së fortë.
Recommended