Ora News - Kurbin, makina përplaset me bordurën, vdes 24-vjeçari
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në zonën e Kurbinit.

Sipas informacioneve një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të diele në fshatin Gjorm.

"Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin mjeti tip "Benz" ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi F.S.,24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë", sqaron policia.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë kjo e dielë ka përgjakur rrugët e vendit. Në orët e para të mëngjesit një person humbi jetën dhe 11 u plagosën.

Më i rëndi ishte aksidenti i shënuar në rrugën e Kombit ku një veturë u përplas me një autobus turistësh që udhëtonin nga Tirana në Brezovicë.

Nga përplasja mbeti i vdekur Led Caka, i cili udhëtonte në veturën, që pas aksidentit përfundoi e ndarë më dysh në rrugë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kurbin-makina-perplaset-me-borduren-nje-i-vdekur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended