Ora News - Makina bie në lumin Gjanicë, vdes 35-vjeçari. Aksidente edhe në Berat, Lushnje e Korçë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një viktimë, një i plagosur dhe dëme të mëdha materiale ishte bilanci i disa aksidenteve të shënuara përgjatë së mërkurës në disa zona të vendit. Në Fier, një veturë ra në lumin Gjanica, ndërsa në Berat një autobus me pasagjerë u përmbys në rrugë.

Një 35 vjeçar humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte në aksin Fier-Ballsh doli nga rruga dhe përfundoi në Lumin Gjanica nga rreth 80 metra lartësi.

Drejtuesi mbeti i bllokuar në mjet mes ujit dhe u nxor i pajetë disa orë më pas nga forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës.

Viktima u identifikua si Gramoz Isufaj, ndërsa shkaqet po hetohen.

Më herët, një autobus me pasagjerë i linjës Skrapar-Tiranë doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në kanal.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të rreth rrotullimit të Poshnjes në Urë-Vajgurore.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar mes pasagjerëve që udhëtonin drejt kryeqytetit, veç lëndimeve të lehta dhe traumës së aksidentit.

Shoferi i autobusit në dëshminë e parë, tha se i kishte dalë përpara një fëmijë dhe ai u detyrua të bëjë një frenim të fortë.

pasagjerët dolën pa probleme dhe e vijuan rrugën drejt destinacioneve me mjete të tjera.

Një tjetër aksident u shënua në rrethrrotullimin e Kolonjës në aksin Fier-Lushnje.

Një automjet u përplas me barrierën anësore të rrugës e për pasojë drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur lehtë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Rrethrrotullimi i Kolonjës është një prej njollave të zeza të aksidenteve në vend, ku në 6 muajt e fundit janë regjistruar 5 viktima.

Lagështia në rrugë dhe një parakalim i gabuar u bënë shkak që ky kamion të dalë nga rruga dhe të përplaset me një karburant në aksin Korçë-Pogradec.

Për pasojë pati vetëm dëme materiale.

Policia tha se po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidenteve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aksident-ne-aksin-fier-ballsh-makina-bie-ne-lumin-gjanice

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended