Report TV - Makina përplaset me bordurën nga shpejtësia, vdes i riu në Fier

  • 6 years ago
FIER-Një 25-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme nga një aksident që ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Baltëz. Viktima është me inicialet J.S. ndërsa nga të dhënat e para mësohet se të riut i ka dalë mjeti nga kontrolli nga shpejtësia duke u përplasur me bordurën.


25-vjeçari ka humbur jetën në vend, pasi përplasja ka qenë fatale. Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Fierit, ndërsa policia ka nisur hetimet. I riu ka qenë i vetëm në makinë në momentin që është aksidentuar.

Recommended