Report TV - Kontrolle të befasishme në Shkodër, arrestohet 39-vjeçari, shoqërohen 10 të tjerë

  • 6 years ago
Një aksion blic i Policisë në Shkodër ka prangosur një 39-vjeçar i cili kishte me vete brenda një lokali një armë zjarri pistoletë e mbushur me fishekë. Brenda banesës policia i ka gjetur edhe 370 fishekë shtetasit Blerim Beqiri që u arrestua nga policia. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, bën me dije se 10 personat që janë shoqëruar në polici për verifikime, janë liruar.

Njoftimi i plotë:

Shkodër.

Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme "Shqiponjat", efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër.

Gjat? kontrolleve Policia arreston në flagrancë një 39 vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole.

Recommended