I dënuar nga GJKKO: Arrestohet 39-vjeçari, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili ishte pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprat penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Grupi i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?.

Operacioni i koduar ?Ndihmësi? u krye nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

?Në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar ?Ndihmësi?, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë?, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, dyshohet se shtetasi Dhimitër Shkodrani, operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri dhe transportonte lëndë narkotike në drejtim të vendit tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/i-denuar-me-burg-nga-gjkko-arrestohet-39-vjecari-pjesetar-i-nje-grupi-te-strukturuar-kriminal/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended