Kontrolli nga ajri me dronë, zbulohet …/ I dënuar për kultivim narkotikësh, arrestohet 31-vjeçari
  • 4 years ago
Vijojnë kontrollet dhe monitorimet nga Policia e Shtetit në zonat e thella pyjore me në fokus parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.


Gjatë kontrollit janë angazhuar forca të shumta policie dhe tre dronë.

Kontrollet masive vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Berat, në tokë nga punonjësit e Policisë dhe nga ajri me dronë.

Si rezultat i kontrolleve me dronë deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të kanabisit.

Ndërsa gjatë kontrollit me këmbë të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në zonën e Poliçanit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin V. M., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike? dhe ka shpallur në kërkim shtetasin L. M., 36 vjeç banues në Tiranë, pasi në një pjesë pylli që e kishin shpyllëzuar, në vendin e quajtur ?Gorica e madhe?, në fshatin Panarit, Bashkia Poliçan, u evidentuan 253 bimë narkotike.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShqipëriPaKanabis#Berat#TopChannel
Recommended