I dënuar me 11 vite burg për mashtrim, arrestohet 50-vjeçari
  • 4 years ago
Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për ?Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë? është arrestuar nga policia.


50-vjeçari rezulton i dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, lokalizoi, kapi dhe ndaloi, shtetasin:

? Përparim Kovaci, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burg për veprën penale ?Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë?, por për të vuajtur i mbeten edhe 10 vjet ,10 muaj e 18 ditë burg.

Ky shtetas u lokalizua dhe u kap në zonën e ?Komunës së Parisit? dhe më pas u dërgua në ambientet e DVP Tiranë ku dhe u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PerparimKovaci#ArrestohetTopChannel
Recommended