Ora News - Arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për vjedhje dhe plagosje me dashje
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Arrestohet një 34-vjeçar i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal, i dënuar për disa vepra penale.

Shtetasi i arrestuar është Edison Canaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ?Vjedhja?, ?Heqja e paligjshme e lirisë?, ?Vjedhja me dhunë?, ?Plagosja e lehte me dashje", ?Armëmbajtja pa leje?.

Ai është arrestuar në orët e para të ditës së sotme në rrugën ?Besim Alla?, ku po tentonte të vidhte një motomjet me qëllim që të largohej.

?Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë marrë informacione se një shtetas i kërkuar po lëvizte në rrugën ?Besim Alla?.Bazuar në informacionet e marra, shërbimet e Policisë organizuan punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar "Prita", në kuadër të të cilit u bë rrethimi i zonës ku dyshohej se fshihej dhe mund të lëvizte ky shtetas? ? njofton policia

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja me dhunë?.

Gjithashtu dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/arrestohet-34-vjecari-i-shpallur-ne-kerkim-i-denuar-vjedhje-dhe-plagosje-me-dashje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended