Ekstradohen nga SHBA e Gjermania dy persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vjedhje e kanabis
  • 5 years ago
Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e dy personave të shpallur në kërkim kombëtar. Në bashkëpunim me Shërbimet Diplomatike të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara kanë bërë të mundur ekstradimin e D.M, 32-vjeç lindur në Elbasan i cili ka kryer 5 vite burg për veprën penale ?Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim? ndërsa ishte shpallur në kërkim për veprën penale 'Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve?.

Rasti i dytë i ekstradimit është nga Gjermania. Policia njofton se është ekstraduar 21-vjeçari, A. Xh lindur në Gjoricë të Epërme, Dibër dhe ishte shpallur në kërkim veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike? në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Gjykata e Tiranës për këtë të arrestuar kishte caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike? në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Në datë 29.04.2017 oficerët e policisë kufitare kanë sekuestruar 104,75 kg cannabis sativa, të cilën A. Xh. ka tentuar ta trafikojë nëpërmjet kufirit tokësor drejt Maqedonisë së Veriut.
Recommended