Report TV - Rriten rastet e trafikut, mbi 800 të shpallur në kërkim tentuan të kalojnë në Kosovë

  • 5 years ago
Viti 2018, në krahasim me vitin e kaluar, sipas Policisë Kufitare të Kosovës, rezulton me një numër të lartë ndalimesh të shtetasve të Shqipërisë, për vepra të ndryshme penale të shënuar në kufirin Morin-Vërmicë. E lartë mbetet edhe shifra e te ndaluarve me urdhër arrestesh, për vepra të ndryshme penale me urdhëra ndalimi vendor, apo ndërkombëtar.

Gjatë këtij viti janë bërë 816 ndalime nga këto 7 ndërkombëtare. Komandanti i pikës kufitarë të Vërmicës, Qamil Kroni, thotë se këtë vit është shënuar edhe një rritje e tentativave të shtetasve të Shqipërisë për kalimin e sasive të lëndëve narkotike, kalimeve ilegale dhe të kontrabandës me emigrantë përmes kufirit të gjelbërt.

Kemi patur rritje të numrit të veprave penale në krahasim me vitin e kaluar. Kemi patur rritje të rasteve diku tek 10%. Ka patur rënie të trafikut të armëve dhe municioneve.

Qamil Kroni, Komandat i Pikës Kufitare Vërmicë
Vetëm dy javët e fundit në pikat e kalimit kufitare të kufirit Kosovë- Shqipëri, policia e Kosovës ka ndaluar 11 shtetas të Shqipërisë të cilët kanë tentuar të kalojë kufirin ilegalisht. Në pikën Kufitarë në Vërmic per këtë rezultojnë të kenë kaluar mbi 200 mijë persona.

Recommended