Report TV - Përmet, tentuan të kalojnë në kufi 15 kg drogë, arrestohen 2 të rinjtë

  • 7 years ago
Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar ?Tre Urat? në Përmet.

Një tjetër rast i tentativës së "Trafikimit të lëndëve narkotike" është goditur nga Policia Kufitare, ku në Pikën e Kalimit Kufitar ?Tre Urat?, janë paraqitur dy persona, me mjet tip ?Benz?, Romeo Mëhilli, drejtues i mjetit dhe Lorenco Zgjana, pasagjer.

Gjatë një kontrolli me skaner që iu bë makinës rezultoi se në sarbatorin e automjetit kishte shtatë tuba plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Menjëherë pas konstatimit të lëndës, policia ka sekuestruar 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva si edhe janë arrestuar dy të rinjtë, Romeo Mëhilli, 22 vjeç, banues në Lushnje dhe Lorenco Zgjana, 22 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim?.

Recommended