Burg per te rinjte qe tentuan t’i iknin policise

  • 6 years ago
Gentjan Koçi dhe Ervin Kodra do të qëndrojnë në burg. Janë dy të rinjtë që u përpoqën t?i shpëtonin arrestimit të policisë mbrëmjen e së enjtes në bulevardin Zogu i Parë.

Kishin me vete dy pistoleta në makinën e tyre, një fuoristradë Tuareg, dhe nuk pranuan t?i ndalojnë patrullës së Komisariatit Nr. 3, që dyshonte se shpërndanin drogë.

Në arrati e sipër, aksidentuan dy autovetura dhe dy motorë në rrugën 'Jordan Misja', ndërsa armët i hodhën në një rrugicë dhe një oborrin e një pallati.

Patrulla e policisë i arrestoi pak metra larg vendit të aksidentit. Në gjykatë, prokuroria paraqiti prova për akuzat e ngritura për veprat penale  ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak?, ?Shkatërrim prone? dhe ?Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë?.

Recommended