Ora News - Përplasën 4 makina duke iu arratisur policisë, lihen në burg dy të rinjtë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në masën arrest me burg dy të rinjtë Gentjan Koçi dhe Ervin Kodra, të cilët u kapën dy ditë më parë pasi udhëtonin me armë pa leje dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Ngjarja ndodhi më 16 gusht, rreth orës 23:20, pasi Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë që udhëtonin me mjetin tip ?Tuareg?, dhe nuk iu bindën shenjës së ndalimit të shërbimit të ?Forcës së Posaçme Shigjeta?.

Sipas policisë, mjeti drejtohej nga Gentjan Koçi, 25 vjeç. Në momentin që patrulla e policisë u bëri shenjë dy personave që të ndalonin dhe të hapnin krahun, Koçi shtoi shpejtësinë duke u përplasur me 4 mjete të tjera në rrugë, përplasje nga e cila ka patur vetëm dëme materiale.

Forcat e rendit i ndaluan dy të rinjtë në rrugicat e rrugës ?Jordan Misja? pas një ndjekje që zgjati disa minuta. Mbi ta rëndon akuza për për veprat penale ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak?, ?Shkatërrim prone? dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perplasen-4-makina-duke-iu-arratisur-policise-lihen-ne-burg-dy-te-rinjte

Recommended