RTV Ora - Dëshmitari që zbardhi vrasjen për kondicioner të Indritit në burg për akuza të tjera
  • 5 years ago
#rtvora
Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi autorët e vrasjes së Indrit Çelajt do të qëndrojë në burg.

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë 'arrest me burg" për Lorenc Veliajn për 3 vepra penale për të cilat ai kërkohej më herët.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Veliajn, i cili akuzohet për kundërshtim i punonkësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone.

Vrasja e Indrit Celajt

Indrit Çelaj u godit me plumb në kokë në vilën ku kishte shkuar për të instaluar kondicionerin, në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë.

Fillimisht, ditën e krimit, polici dyshoi se pas një konflikti të çastit kishte qenë Lorenci që kishte qëlluar me plumb në kokë Indritin dhe pas krimit ishte largua nga vila.

Më pas u mësua se ai ishte ndaluar në orët e vona të mbrëmjes së 22 gushtit. Ishte pikërisht dëshmia e tij që nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Duket se Veliaj ka rrëfyer se gjithë skemën e krimit, sherrin që kishte nisur rrjedhjen e ujit të kondicionerit mes Indritit dhe dy djemve Kusi dhe që kishte përfunduar me goditjen në plumb në kokë të të riut"

"Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes" deklaronte policia më 23 gusht

Në lidhje me vrasjen e Indrit Celës, janë arrestuar 4 persona mes tyre pronari i vilës, Besnik Kusi ndërsa janë shpallur në kërkim 2 djemtë e tij, vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/deshmitari-qe-zbardhi-vrasjen-kondicioner-te-indritit-ne-burg-akuza-te-tjera

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended