Dom Gjergj Meta: Jemi të vetëdijshëm që i përgatisim të rinjtë për të ikur

  • 5 years ago
#rtvora #intervista
Statistikat e institucioneve zyrtare nuk janë optimiste kur bëhet fjalë për shqiptarët që ikin por edhe dëshirën e tyre për të lënë vendin përballë mundësisë së parë që u ofrohet.

Shqetësues fenomeni është te të rinjtë dhe Dom Gergj Meta e has këtë edhe në Mirditë.

Në cilësinë e ipeshkvit të katedrales së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta thotë se kisha ka bërë një punë të mirë me të rinjtë përmes shkollës profesionale dhe programeve të ndryshme trajnuese.

Megjithatë, thotë ai për RTV Ora, nuk ka arritur ti mbajë të lidhur me vendin.

Prifti katolik thotë se dëshira e të rinjve për tu pajisur me dije dhe një zanat është e madhe por këtë e bëjnë me shpresën se kjo do tu vlejë diku jashtë,

Dom Gjergj Meta: Puna që mundohemi të bëjmë është të motivojmë të rinjtë që të mos e braktisin vendin e tyre. Nganjëherë jemi të vetëdijshëm që po i përgatisim të rinjtë për të ikur.Nganjëherë mundohemi të bëjmë punën e një nëne të mirë që thjesht përgatit çantën dhe në çantën e fëmijës së vet vendos gjërat që i duhen por e di që do të ikë një ditë. Shoh realitetin në Rrëshen, Mirditë. Atje i kemi të rinjtë deri në vitin e katërt të shkollës së mesme. Pastaj shkojnë në Universitet dhe 95% e tyre nuk kthehen më. Nuk janë kthyer më, ka 20 vjet. Mirdita ka furnizuar media, sa mirditorë dhe mirditore janë në media gazetarë. E dimë që punojmë për ti përgatitur që të ikin.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended