Dom Gjergj Meta: Shqipëria vuan nga zhurma e politikës dhe kakofonia

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Dom Gjergj Meta, arqipeshkvi i Mirditës në një intervistë ekskluzive për Ora News ka deklaruar se Shqipëria vuan nga zhurma e politikës dhe kakofonia që shkakton ajo.

Për gazetaren dhe drejtoren e lajmeve, Beti Njuma ai tha se kjo kakofoni që shkakton politika shqiptarë që është në konfliktualitet të ashpër dhe që transmetohet tek familjet dhe brezat e rinj.

Dom Gjergj Meta: Nganjëherë më duket vetja si një zë i pafuqishëm përballë kësaj kakofonie dhune, zërash që kalon nëpër media, që është zhurma e politikës. Shqipëria vuan nga zhurma e politikës dhe kakofonia që shkakton politika shqiptarë që është në konfliktualitet të ashpër dhe të dhunshëm, fatkeqësisht që transmetohet tek familjet dhe brezat e rinj. Nuk ka modele të paqta dhe ajo që mundohem të bëj është që të jetoj me njerëzit. Te jetoj me problemet dhe gëzimet e tyre, të marr pjesë si një njeri i këtij qyteti pa pasur nevojë të jem i privilegjuar. Kur shkoj nëpër familje, fshatra të thellë në të vërtetë unë marr shumë dashuri dhe respekt, mirënjohje.

Sipas tij politika ka bërë mëkat me të varfrit, pasi qëllimisht persona apo pushtete grumbullojnë sa më shumë pushtet dhe para duke harruar pjesën tjetër të shoqërisë.

Dom Gjergj Meta: Ka momente, persona, pushtete që unë i quaj okulte që mundohen të grumbullojnë sa më shumë për vete pushtet, para, asete të ndryshme dhe të lënë pjesën tjetër të popullsisë në varfëri dhe në terr. Kjo bëhet me qëllim. Ky është mëkati i çdo politike në botë, por edhe i politikës shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dom-gjergj-meta-shqiperia-vuan-nga-zhurma-e-politikes

Recommended