Ora News - Konrad Adenauer 10 vjet, Meta kërkon reflektim të politikës që të mos zhytemi në izolim
  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Në 10 vjetorin e themelimit të Fondacionit Konrad Adenauer, presidenti Ilir Meta ka apeluar që politika të reflektojë ndaj të shkuarës për të mos lejuar që vendi të zhytet në izolim.

Meta: Demokracia nuk ngel në vend, nuk fotografohet. Ajo forcohet dhe konsolidohet, ose tkurret dhe vdes ngadalë. Ndaj është shumë e rëndësishme t?i rikthehemi në vazhdimësi të kaluarës, për të mos lënë asnjë mundësi për t?u zhytur përsëri në izolim apo arbitraritet dhe për të mos shuar llogaridhënien që është vendimtare, dhe që dallon një sistem demokratik nga një jodemokratik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se keqqeverisja e ka lënë vendin në udhëkryq të rrezikshëm, por sipas tij fokusi do të mbetet "Shqipëria si gjithë Europa".

Basha: Në këto kohë, për vendin tim, thënia e Konrad Adenauer se ?Demokracia nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë?, është më aktuale se kurrë më parë. Ndaj, unë jam plot besim se bashkë me shqiptarët dhe me ndihmën e miqve tanë, do t?ia dalim ta bëjmë Shqipërinë si Europa.

Nga ana tjetër presidenti i Konrad Adenauer, Norbert Lammert, i bëri apel palëve të mos bojkotojnë demokracinë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/konrad-adenauer-10-vjet-meta-kerkon-reflektim-te-politikes-qe-te-mos-zhytemi-ne-izolim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended