Ora News - Hetim pasurive të Begos, Krimet e Rënda nisin verifikimet pas akuzave të politikës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas debateve politike dhe vendimit të Greqisë për ta liruar nga qelia, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj Edmond Begos.

Ende nuk bëhet e ditur se cili është qëllimi i nismës së marrë së fundmi por mësohet se hetimi ka nisur kryesisht për dyshimet se ka përfituar fonde publike dhe nëse pasuritë apo bizneset që zotëron kanë lidhje me veprat penale për të cilat është dënuar.

Burimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë se hetimi përfshin rrethin familjar dhe shoqëror të tij si dhe gjithë personat e tjerë me të cilët ka pasur marrëdhënie kontraktuale apo biznesi.

Bego u ndalua rreth një javë më parë në shtetin grek me pretendimin se ndaj tij kishte një urdhër ndalimi nga shteti italian.

Pas verifikimeve, rezultoi se ndaj biznesmenit shqiptar nuk kishte asnjë kërkesë të tillë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetim-pasurive-te-begos-krimet-e-renda-nisin-verifikimet-pas-akuzave-te-politikes
Recommended