Krimet e Renda nisin hetimet per pasurine e Begos

  • 6 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimin e pasurisë së biznesmenit Edmond Bego. 49-vjecari i dënuar në Itali për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale u vu në fokusin e akuzave të opozitës pas ndalimit të tij disa ditor nga autoritetet greke të Igumenicës kur po kthehej nga pushimet me familjen në Korfuz.

Për Begon kjo është hera e tretë që do të kalojnë në filtër të gjitha pronat e tij, nga llogaritë bankare deri në prona të paluajtshme në bazë të ligjit antimafia. Avokati i tij Ardi Leka tha 2 ditë më parë për Tv Klan se pasuria e Begos është është hetuar dy herë nga Prokuroria shqiptare dhe ka rezultuar e pastër.

Hetimi i parë është bërë në vitin 2010, atëherë kur Bego ishte në burg dhe e hetimi i dytë në vitin 2015. Në dyja rastet pasuria e 49-vjeçarit ka rezultuar se nuk është produkt i aktiviteteve kriminale.

Bego u lirua, pasi Interpol Roma konfirmoi se biznesmeni nuk ishte në kërkim pasi dënimin me 11 vite burg dhënë nga Gjykata e Apelit e Torinos e kishte vuajtur në Shqipëri.

Biznesmeni u dënua nga Gjykata e Lartë në Shqipëri me 4.4 vite burg, por qëndroi në qeli vetëm 1 vit e 11 muaj burg pasi pjesa tjetër e dënimit iu konveretua në liri me kusht.

Partia Demokratike ka vënë nën akuzë kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën si mbështetës politik i biznesmenit, duke i përmendur edhe një tender të OST ?se me vlerë 100 milionë Lekë në Librazhd dhe një tender në si nënkontraktor në ndërtimin e rrugës Tiranë ? Elbasan. Balla i ka hedhur poshtë akuzat, por nuk ka mohuar njohjen familjare me biznesmenin.

Recommended